Juventusi është favoriti kryesor për të nënshkruar me sulmuesin e Manchester Unitedit, Anthony Martial.
Sulmuesi francez nuk është një titullar fiks nën urdhrat e Jose Mourinhos dhe e ardhmja e tij nuk pritet të jetë më në Old Trafford.
Megjithatë, ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë se janë vënë skuadrat e mëdha evropiane për të siguruar shërbimet e tij.
Shumë skuadra e duan Martialin, por thuhet se janë gjigantët italian, Juventusi, favoritët kryesor për të nënshkruar me të.
Sipas mediumit anglez The Sun, francezi ka më shumë gjasa të kalojë sezonin e ardhshëm në Torino, sesa në Ligue 1 te Lyoni.
22-vjeçari mund të luajë në secilin prej roleve sulmuese, por kryesisht luan në krahun e majtë dhe është në kontratë me Unitedin deri në qershor të vitit 2019.
Ai u larguar nga Monaco në 2015, por luftoi për të marrë kohë të rregullt të lojës dhe ka mbetur një zgjidhje e dytë nën drejtimin e Mourinhos.
Këtë sezon, Martial ka grumbulluar 11 gola dhe 10 asistime në 42 ndeshje konkurruese në të gjitha garat për Djajtë e Kuq. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...