Google ADS

Juventus ndryshon mendje, Pjanic për Arthur ose nuk ka marrëveshje

22:18 | 17 Maj 2020
Arbresh Info

Juventus ia ka bërë me dije Barcelonës se mesfushorin Miralem Pjanic mund ta transferojnë vetëm nëse e shkëmbejnë me Arthur Melo-n.

Kishte raportime nga Sport, se “Bianconerët” kanë arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin e Nelson Semedo-s, ndërsa në këmbim do dhuronin Pjanic dhe Mattia de Sciglio plus 25 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, “Zonja e Vjetër” ka ndryshuar mendim dhe nuk dëshiron t’i humbë dy lojtarët për të transferuar vetëm portugezin.

Sipas Sky Sport Italia, Juventus ia ka bërë me dije Barcelonës së shkëmbimi i lojtarëve mund të ndodh vetëm nëse Arthur kalon në Torino.

Nga ana tjetër, braziliani ka refuzuar të largohet nga “Camp Nou”.

Juventus e sheh Pjanic me vlerë 30-40 milionë euro, andaj nuk do i ofrojë dy lojtarë për Semedo-n, vlera e të cilit është 50 milionë euro./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme