Juventus ka mësuar se duhet të paguajë 50 milionë euro për të transferuar yllin e Wolves, Raul Jimenez.
29-vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon duke shënuar 22 gola dhe bërë 10 asistime në 44 paraqitje, gjë që ka fituar vëmendjen e “Bianconerëve”, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Calciomercato, Juventus është në bisedime me agjentin e meksikanit, Jorge Mendes për ndonjë transferim të mundshëm në verë.
Mirëpo, për shërbimet e Jimenez, gjiganti italian duhet të paguajë 50 milionë euro.
Juventus është duke kërkuar një partner për Cristiano Ronaldo-n dhe Paulo Dybala-n, pasi Gonzalo Higuain nuk është në formën e duhur dhe Jimenez i përmbush kushtet.
Për shërbimet e lojtarit ka interesim edhe dy klubet madrilene Real dhe Atletico./arbresh.info.
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe