Mesfushori i Juventus-it, Aaron Ramsey mund të rikthehet në formë për finalen e Kupës së Italisë, pasi u stërvit pjesërisht me skuadrën sot (e diele).
Ramsey se bashku me Gonzalo Higuain dhe Giorgio Chiellini, priteshin të mungonin të mërkurën ndaj Napoli-t, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, sipas Sky Sport Italia, uellsiani ishte pjesë e skuadrës së “Bianconerët” gjatë stërvitjes së sotme.
29-vjeçari mund të jetë opsion për zëvendësimet ndaj “Napolitanëve”.
Këtë sezon Ramsey ka shënuar katër gola dhe dhënë një asistim në 24 ndeshje./arbresh.info.
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...