Juventusi ka regjistruar fitore bindëse kundër Spalit duke fituar me rezultat 4-1 në Allianz Stadium.
Federico Bernardeschi pranoi një top nga Douglas Costa dhe me vole shënoi një gol të bukur (13’) duke e zhbllokuar rezultatin.
Epërsinë e dyfishoi Paulo Dybala me një goditje fantastike nga gjuajtja e lirë (22’).
Paulo Dybala shënoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë (Getty Images)
Një gabim në organizimin e Bianconerëve e shfrytëzoi Alberto Paloschi për ta ngushtuar rezultatin (34’).
Në gjysmën e dytë me ndihmën e VAR-it, Spalit iu anulua një gol për pozitë jashtë loje të Alberto Paloschit.
Pas një harkimi nga këndi dhe një topi të kthyer, Gonzalo Higuain reagoi më mirë në zonë për golin e tretë të vendasve (65’).
Juan Cuadrado e shënoi me kokë golin e katërt të Zonjës së Vjetër, pas një harkimi të Douglas Costas (70’).
Në vazhdim edhe Juves iu anulua një gol me ndihmën e VAR-it pas realizmit të Higuain.
Pas xhiros së dhjetë, Juventusi ruan vendin e tretë në tabelë me tri pikë më pak se Napoli që është lider dhe një pikë më pak se Interi që mban vendin e dytë.
Të shtunën e ardhshme, Bianconerët udhëtojnë në San Siro për ta zhvilluar derbin kundër Milanit.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...