Juventus ka kërkuar nga Manchester United që të zvogëlojë çmimin e mesfushorit, Paul Pogba.
Sipas Tuttosport, Juventus dhe Real Madrid janë dy klubet më të interesuara për shërbimet e francezit, transmeton portali arbresh.info.
Fituesi i Kupës së Botës i ka treguar klubit se dëshiron të largohet dhe flitet se dëshira do t’i plotësohet sepse “Djajtë e Kuq” në janar kanë transferuar Bruno Fernandes, i cili shihet si zëvendësuesi adekuat fal përformancave të mrekullueshme që është duke bërë.
Kishte spekulime se “Zonja e Vjetër” ka bërë gati 100 milionë euro për kartonin e francezit, por raportimet e fundit kanë zbuluar se Juventus nuk do ta blejë lojtarin nëse nuk zvogëlohet edhe më shumë çmimi.
Nga ana tjetër, trajneri Ole Gunnar Solskjaer është duke bërë presion në klub që t’ia vazhdojnë kontratën 27-vjeçarit./arbresh.info.
Horoskopi 1 janar 2025, zbuloni parashikimet e yjeve
Rama ndan një video të kirjuar nga AI, duke ecur krahë Ismai...
Ana dhe Kevini e presin Vitin e Ri së bashku
Tirana feston ndërrimin e viteve me spektakël fishekzjarresh...
Poema dhe Diamanti, dy bebet e para të 2025-tës në Kosovë – ...
Viti i Ri nis me diell, parashikimi i motit për sot