Google ADS

Juventus –Inter, vendasit përmbysin rezultatin, vjen autogoli qesharak

22:25 | 28 Prill 2018
Arbresh.info

Juventusi po takohet me Interin në derbin e madh të Series A, përcjellë arbresh.info.

Juve ka kaluar në epërsi ndaj Interit me golin e Douglas Costas që ka shënuar në minutën e 14’ të ndeshjes.

Interi që nga minuta e 19-të ka mbetur me 10-të futbollistë ne fushë.

Është Vecino që në minutën e 19’ është ndëshkuar me karton të kuq nga Orsato, për të lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak për 70 minuta.

Pjesa e parë mbyllet 0:1 në të mirë në Juventusit.

Interi e ka barazuar rezultatin në 1:1 me golin e realizuar nga Mauro Icardi me kokë në minutën e 52-të.

Interi, që po luan me 10 lojtarë, ka arritur ta përmbysë Juventusin duke kaluar në epërsi 2-1 në ndeshjen që po zhvillohet në “Giueseppe Meazza”.

Ishte mbrojtësi italian Andrea Barzagli ai që shënoi në portën e vet pas një depërtimi dhe harkimi për tokë të Perisic, në minutën e 65-të.

Ndeshja po zhvillohet në ‘Giuzeppe Meaza’. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme