Juventus dhe Inter janë duke provuar të transferojnë sulmuesin e Fiorentina, Federico Chiesa.
22-vjeçari është një ndër sulmuesit më të mirë në futbollin italian dhe është i kërkuar nga një numër i madh i klubeve.
Sipas raportimeve, Fiorentinapo provon të vazhdojë kontratën me Chiesa, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, “Zonja e Vjetër” dhe “Neurazurët” janë duke u munduar të transferojnë italianin në afatin dimëror.
Chiesa për klubin italian ka bërë 127 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar 25 gola dhe kontribuar me 20 asistime.
Ndërsa këtë sezon ka arritur të shënojë tri gola dhe të bëjë pesë asistime./arbresh.info.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League