Juventus – Inter, gjysmëfinalja e Kupës së Italisë

08:54 | 4 Prill 2023
K.B

Sot do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë.

Në ‘Allianz Stadium’ Juventusi pret skuadrën e Interit.

Të dyja skuadrat kërkojnë një vend në finale të Kupës së Italisë dhe sot përballen me njëra-tjetrën.

Skuadrat nuk është se janë në momentet e tyre më të mira.

Por rezultat më të mirë ka pasur Juventusi, ku në pesë ndeshjet e fundit i kanë përfunduar me rezultat pozitiv.

Interi ka tri humbje, një fitore dhe një barazim në total në pesë ndeshjet e fundit.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 21:00.

Ndërsa gjysmëfinalja tjetër është nesër, ndërmjet Ceremonese – Fiorentina./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme