Juventus-Inter, derbi i Italisë sonte

17:45 | 26 Nëntor 2023
D.H

Juventus dhe Inter super sfida e mbrëmjës së sontme në futbollian Italian, në kuadër të xhiros së 13-të.

Ndeshja fillon nga ora 20:45, shkruan Arbresh.info.

Inter udhëton në Torino, për të vetmin qëllim fitoren dhe mbajtjen e kreut të tabelës së Serie A.

Teksa Juve kërkon fitoren që të rrëmbej kreun e tabelës.

Interi prinë në tabelë me 31 pikë teksa Juve ka dy pikë më pak, në renditjen tabelare.

Të dy skuadrat janë në formë jetësore me nga pesë fitore në pesë ndeshjet e fundit.

Gjatë sezonit të kaluar në dy ndeshjet e luajtura Juventusi i ka fituar të dy përballjet.

Teksa ky do të jetë derbi numër 185 në mes tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme