Google ADS

Juventus insiston për Icardi-n, gati të sakrifikojë disa lojtarë

19:08 | 19 Prill 2020
Arbresh Info

Juventus është në kërkim për qendërsulmues dhe ylli i Inter, Mauro Icardi është synimi kryesor.

Mirëpo, situata e sulmuesit është mjaftë e komplikuar, pasi është huazim te PSG dhe gjiganti francez dëshiron ta mbajë, transmeton portali arbresh.info.

PSG është duke përgatitur ta blejë lojtarin për 70 milionë euro, ndërsa menjëherë gjatë verës ta shesë.

Thuhet se për argjentinasin, PSG kërkon 100 milionë euro, ndërsa “Zonja e Vjetër” është duke u munduar të arrijë marrëveshje për ta shkëmbyer.

Një ndër emrat është Mattia de Sciglio, që kërkohet nga Leonardo që disa muaj.

Miralem Pjanic është tjetër lojtar që mund të largohet nga “Allinz Stadium” gjatë verës, andaj mund të jetë i përfshirë në marrëveshje.

Kurse, lojtari i fundit që mund të përfshihet është Douglas Costa, që në kohën e fundit ka humbur vendin në formacionin e parë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme