Juventus-i i është bashkuar garës për shërbimet e mesfushorit të Bayern Munich-ut, Thiago Alcantara.
Spanjolli është afër largimit nga “Bavarezët” dhe ka refuzuar rinovimin e kontratës, e cila i skadon në vitin 2021, transmeton portali arbresh.info.
Manchester United-i dhe Liverpool-i janë duke punuar që të arrijnë marrëveshje me Alcantara-n, i cili preferon “Reds” shkaku i trajnerit Jurgen Klopp.
Mirëpo, ende asnjëra nga skuadrat nuk ka arritur marrëveshje dhe Juventus-i synon të përfitojë nga kjo situatë dhe të provojë ta sjellë në Torino.
Sipas Sportmediaset, “Bianconerët” kanë ofruar sulmuesin Douglas Costa.
Të dy lojtarët vlejnë rreth 30 milionë euro, andaj shkëmbimi do arrihej lehtësisht nëse pranohet nga Alcantara dhe Bayern-i./arbresh.info.
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...