Juventus-i synon të nis sezonin me fitore ndaj Sampdoria-s, formacionet zyrtare

19:48 | 20 Shtator 2020
Arbresh Info

Sonte (e diele) do zhvillohet ndeshja mes Juventus-it dhe Sampdoria-s, e vlefshme për xhiron e parë të Seria A.

“Zonja e Vjetër” synon që edhe këtë edicion si në nëntë vitet e kaluara të fitojë Scudetto, shkruan portali arbresh.info.

Sonte do përballet me Sampdoria-n dhe mbetet të shihet si do luajë skuadra vendase, e cila ka bërë ndryshime të mëdha duke nisur me shkarkimin e Maurizio Sarri-t dhe zëvendësuar me Andrea Pirlo-n.

Formacionet zyrtare të dy skuadrave:

Juventus: Sczesny, Farabotta, Danilo, Chiellini, Bonucci, Cuadrado, McKennie, Rabiot, Ramsey, Kulusevski, Ronaldo.

Sampdoria: Audero, Augello, Ekdal, Bonazzoli, Depaoli, Jankto, Colley, Thorsby, Tonelli, Bereszynski, Leris.

Ndeshja zhvillohet në “Allianz Stadium” dhe nis në ora 20:45./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme