Juventus-i planifikon që në verë të realizojë transferimin e sulmuesit së Wolves, Raul Jimenez.
Sipas Tuttosport, Raul shihet si zëvendësuesi adekuat i Gonzalo Higuain, i cili pritet të largohet gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.
Wolves nuk duan ta humbin meksikanin, i cili ka qenë i jashtëzakonshëm këtë sezon.
Thuhet se “Bianconerët” e kanë bërë Jimenez objektiv kryesor për merkaton, mirëpo në listë ndodhet edhe Arkadiusz Milik i Napoli-t, Alexandre Lacazette nga Arsenal-i dhe ish sulmuesi Mario Mandzukic.
Raul nga ana tjetër kërkohet edhe nga top klubet evropiane, si Manchester United, Real Madrid dhe Liverpool.
Mbetet të shihet se cila skuadër do arrijë të realizojë transferimin e yllit të klubit anglez./arbresh.info
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation