Juventus mund të shesë yllin e skuadrës, Paulo Dybala këtë verë para se të transferojë mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba.
Sipas Daily Mail, vendimi i “Zonjës së Vjetër” ka ndikim të madh te Tottenham, të cilët provuan ta transferojnë argjentinasin gjatë verës së kaluar.
Juventus është i gatshëm ta shesë Dybalen, një vit pas refuzoi të mos lejojë të largohet, transmeton portali arbresh.info.
26-vjeçari gjatë verës së kaluar refuzoi transferimin te Manchester United, duke pasur dëshirë t’i bashkohet Spurs, por dy klubet nuk arritën marrëveshje.
Dybala këtë sezon ka shënuar 12 gola dhe ka kontribuar me 11 asistime në të gjitha garat.
Nga ana tjetër, Pogba kërkon largimin nga “Old Trafford” dhe agjenti i tij, Mino Raiola para disa javëve e ka konfirmuar se francezi dëshiron rikthimin në Torino./arbresh.info.
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...