Juventusi ka arritur të shënoj fitore me përmbysje të rezultatit ndaj Salernitanës, në kuadër të xhiros së 19-të në Serie A.
Ndeshja u mbyll me rezultat 2-1, në të mirë të Juventusit, shkruan Arbresh.info.
Vendasit e nisën ndeshjen më mirë duke qenë në epërsi pas pjesës së parë me golin e realizuar nga Maggiore në minutën e 39-të.
Ndërkohë që po i njëjti lojtar u bë fytyra tragjike e Salernitanës kur u ndëshkua me karton të kuq, në minutën e 53-të.
Pas kësaj ndeshja morri kahje tjetër dhe Juventusi arriti të barazoj epërsinë vetëm 12 minuta më vonë me anë të Iling Junior.
Teksa përmbysjen e kompletoi në minutën e parë shtesë me golin e Dusan Vlahovic.
Me këtë fitore Juventusi vazhdon të jetë e dyta me 46 pikë dy më pak se Interi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...