Ka pasur shumë zhurmë për kthimin e Paul Pogbas në Juventus si lojtar i lirë gjatë verës.
Mesfushorit do t’i skadojë kontrata në fund të këtij sezoni dhe mund të mos nënshkruajë një zgjatje me Manchester United.
Kjo do të thotë se ai ka luksin të zgjedhë një shtëpi të re për vete.
Ai mund të fillojë negociatat me një klub të ri tani dhe sipas raporteve që lënë të kuptohet se Juve ka nisur negociatat me mesfushorin, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.
Megjithatë, sipas Tuttomercato, bianconerët ende nuk kanë nisur ndonjë negociatë me mesfushorin ose përfaqësuesit e tij.
Pretendohet për momentin se është vetëm interesi që bardhezinjët kanë për të dhe asgjë serioze nuk ka nisur.
Mund të jetë për shkak se ata do të kenë nevojë që ai të bëjë një ulje të madhe pagash përpara se të përfundojë transferimin, duke pasur parasysh se ai është një nga lojtarët më të paguar në botë për momentin./Arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...