Juventus e ‘godet’ Milanin, e synon këtë futbollist

21:12 | 20 Qershor 2017
Arbresh.info

Largimi i Dani Alvesit i ka detyruar përfaqësuesit e Juventusit që ta rikthejnë interesimin për mbrojtësin e Milanit, Mattia De Sciglio.

Është vetëm çështje kohe kur Alves do t’i bashkohet Manchester Cityt dhe Bianconerët duhet ta plotësojnë atë pozitë.

Juve duhet ta përforcojë krahun e djathtë të mbrojtjes, derisa braziliani pritet të largohet si transfer i lirë.

Sipas SportMediaset, Zonja e Vjetër mendonte ta transferojë Danilon e Real Madridit, por meqë është lojtar jashtë BE-së, është tërhequr (pasi si lojtar jashtë BE-së pritet ta transferojnë Douglas Costan).

De Sciglio ka qenë i lidhur me Juven në të kaluarën, ndërsa tash është duke e kryesuar listën për pozitën e mbrojtësit të krahut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme