Shpresat e Manchester United për të nënshkruar me sulmuesin Paulo Dybala kanë marrë një goditje pasi Juventusi është përgjigjur duke thënë se ai do të shitet vetëm nëse kërkon largimin.
Manchester United ka qenë duke kërkuar reprezentuesin argjentinas derisa vazhdojnë të kërkojnë për të përforcuar opsionet e tyre në sulm para fillimit të gjysmës tjetër të këtij sezoni, transmeton portali arbresh.info.
Ata pritet të sigurojnë sot (e premte) një marrëveshje prej 180 milionë funta me Alexis Sanchezin. Por, shanset e tyre për të shënuar me Dybalan tani duket se kanë pësuar një goditje pas komenteve të fundit nga drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta.
“Dybala është një lojtar shumë i fortë, në të cilin ne jemi duke u varur shumë”, ka thënë ai për ‘Gazzetta dello Sport’. “Dybala padyshim se do të qëndroj në Juve sepse ne gjithashtu nuk kemi ndërmend të shesin dikë, vetëm në rast se lojtari kërkon (të largohet)”
24-vjeçari ka shënuar 17 gola brenda 28 paraqitjeve për gjigantin italian deri tani këtë sezon si dhe ka krijuar pesë asistime./arbresh.info/
Tetori Rozë, IKShPK: Një muaj solidariteti kundër kancerit t...
Tiranë/ KQZ miraton rregulloren për votën e emigrantëve
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, në rend dite debati pë...
Dogana parandalon kontrabandimin e medikamenteve, në Han të ...
Pas lajmeve se Real Madridi dëshiron ta shesë – Tchouameni k...
Tetë të vdekur pas shembjes së strehës së stacionit hekurudh...