Google ADS

Juventus dhe Roma në garë për transferimin e Alexander Isak

14:34 | 10 Maj 2021
A. B.

Ishte vetëm 17-vjeçar kur Borussia Dortmund pagoi tetë milionë euro për transferimin e tij nga AIK.

Alexander Isak që nga mosha e re ka qenë një lojtar me famë të madhe, pasi falë konstruktit të tij krahasohej me Zlatan Ibrahimovicin.

Sulmuesi suedez megjithatë nuk arriti të lë gjurmë te Dortmund dhe u shit te Real Sociedad për 6,5 milionë euro në vitin 2019.

Ai tanimë është njëri nga sulmuesit më të mirë në kampionatin spanjoll La Liga dhe Real Sociedad po has në vështirësi për ta mbajtur në radhët e veta.

Mediat italiane kanë raportuar se Isak është bërë objektiv i dy gjigantëve nga Serie A, Roma dhe Juventus.

Të dyja skuadrat janë në kërkim të një sulmuesi dhe Isak shihet si ideali për ta përforcuar repartin ofensivë.

21-vjeçari ka treguar formë të lartë këtë edicion, ku ka realizuar 14 gola dhe ka bërë dy asistime në La Liga.

Falë formës së mirë, Isak ka rritur ndjeshëm edhe vlerën e tij, pasi kartoni i suedezit tani kushton 30 milionë euro.

Gjithnjë sipas mediave italiane, dy skuadrat Roma dhe Juventus gjatë afatit kalimtar veror pritet të duelojnë për transferimin e sulmuesit shtatlartë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme