Juventus dhe PSG në ‘luftë’ për transferimin e Sergio Ramosit

12:24 | 22 Tetor 2020
A. B.

Sergio Ramos mund të largohet falas në fund të sezonit nga Real Madridi dhe kjo ka bërë që Juventusi dhe Paris Saint-Germain të vihen pas tij.

Kontrata aktuale e mbrojtësit me Real Madrid skadon vitin e ardhshëm dhe nuk ka indikacione për një rinovim.

Kjo thuhet se ka lënë derën e hapur për klube të tjera që potencialisht ta joshin atë për sezonin e ardhshëm.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, si Juventus ashtu edhe Paris Saint-Germain po mendojnë të përpiqen të nënshkruajnë me Ramos në fund të sezonit.

Ramos thuhet se është i etur të mbetet aty ku është, por një ofertë e madhe nga Juventusi ose PSG mund të ndryshojë mendjen e lojtarit.

Ndryshe, Ramos gjatë karrierës së tij ka fituar çdo trofe të mundshëm me Los Blancos, ndër to edhe katër trofe të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme