Julian Brandt është duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë.
Talenti gjerman ka shkëlqyer këtë edicion me Bayer Leverkusenin ne 37 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat
Kësisoj pas tij janë vënë skuadra të mëdha evropiane, përfshirë Bayern Munichun, Juventusin dhe Liverpoolin.
22-vjeçari ka shënuar shtatë gola këtë edicion dhe ka bërë 14 asistime në 2797 minuta lojë.
Këto statistika kanë bërë që ekipet e mëdha të interesohen për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës.
Leverkusen është gati ta lë të lirë të largohet ylli i tyre, por duan të fitojnë rreth 45 milionë euro nga shitja e tij.
Mesfushori i Kombëtares së Gjermanisë, është pjesë e Leverkusenit që nga viti 2014 kur iu bashkua nga Wolfsburg.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...