Google ADS

Juventus arrin marrëveshje për huazimin e Aaron Ramsey

12:59 | 31 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Juventus ka arritur marrëveshje me Rangers për një lëvizje huazimi për Aaron Ramsey.

Mesfushori nuk ka pasur paraqitje të shpeshta për Biancoerët këtë sezon, megjithatë ai heziton të largohet nga klubi.

Sipas “Tuttosport” Massimiliano Allegri i ka thënë mesfushorit se nuk është pjesë e planeve të tij dhe mund të mos luajë futboll në këtë gjysmë të dytë të sezonit nëse qëndron.

Atij i është thënë gjithashtu se do të përjashtohej nga skuadra e Bianconerëve për fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Pas refuzimit të bisedimeve me Burnley, ish-lojtari i Arsenalit tani pritet të pranojë t’i bashkohet kampionëve skocezë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme