Real Madridi është favorit për të triumfuar ndaj Juventusit në finale të Champions League,e cila zhvillohet me 3 qershor në Cardiff, në orën 20.45.
Juventusi do të kërkojë të fitojë këtë trofe për herë të parë që nga viti 1996 dhe të shkruajë histori duke kompletuar kurorën e trefishtë e famshme.
Në anën tjetër Reali dëshiron të shkruajë histori, duke u bërë skuadra e vetme që e fiton dy herë me radhë këtë trofe që kur ka ndërruar emrin në Champions League.
Sipas bastoreve sportive, Reali i Zinedine Zidane është favorit për të triumfuar në Cardiff me 3 qershor.
Fitorja e Los Blancos kuotohet me 2.65 nga “Bwin”, derisa ajo e Juves ka kuotën 2.75.
Nga shumica e bastoreve kuota më e ulët e Realit është 2.53, derisa ajo më e lartë e Juventusit 2.95.
Mbetet të shihet kush do të triumfojë të shtunën në “Millennium Stadium”.
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty