Juventus aktivizon klauzolën e blerjes së Douglas Costas

10:09 | 25 Nëntor 2017
Arbresh.info

Bayern Munich ka njoftuar se Juventusi do të aktivizojë mundësinë e blerjes së Douglas Costan për shumën prej 46 milionë eurove.

Kjo është konfirmuar gjatë takimit të aksionarëve të klubit gjerman, mësohet të ketë thënë presidenti, Karl-Heinz Rummenigge.

Douglas Costa u huazua prej kampionit italian me opsionin të blerjes që mund të aktivizohej deri më 30 qershor të vitit 2018.

Megjithatë, njoftimi për shtyp mbi transferimin specifikonte vetëm se Juve duhej të paguante gjashtë milionë euro dhe se opsioni për ta blerë përgjithmonë kushtonte 40 milionë sosh, që duhet paguar gjatë dy viteve të ardhshme.

Sipas Rummenigges, Bayern Munchen tashmë ka marrë konfirmim se italianët do ta blejnë lojtarin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori me tipare sulmuese, 27-vjeçari ka bërë deri më tani 16 paraqitje për Juventusin, duke shënuar një gol dhe ofruar katër asistime.

Kujtojmë se këto dy klube kanë bërë marrëveshje të ngjashme në vitet e fundit, përfshirë Kingsley Comanin dhe Medhi Benatian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme