Juventus raportohet se ka bërë ofertë prej 15 milionë eurosh plus bonuse për lojtarin e Manchester United Matteo Darmian
Bianconeri nuk e kanë fshethur asnjëherë interesin e tyre për italianin, i cili nuk është në planet e trajnerit të United Jose Mourinho.
Sipas Tuttosport, bisedimet me mbrojtësin e djathtë janë duke vazhduar, me kampionët e Serie A që janë gati të ofrojnë 15 milionë euro për lojtarin.
Kjo shumë nuk përfshin bonuset që po ashtu pritet të ofrohen, derisa gazeta shton se edhe Darmian ka dëshirë që të kalojë në Torino.
Mbrojtësi i djathtë u largua nga Torino për t’ju bashkuar Djajve të Kuq më 2015 në një shumë identike prej 15 milionë eurosh
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation