Juventusi ka siguruar për të tetën herë trofeun e Superkupës së Italisë.
“Zonja e Vjetër” mposhti me rezultat minimal 1 me 0 skuadrën e AC Milanit në finalen e zhvilluar në Arabi Saudite mbrëmjen e sotme (e mërkurë), shkruan portali arbresh.info.
Superylli Cristiano Ronaldo, i cili realizoi golin vendimtar të ndeshjes derisa po zhvillohej minuta e 61′ e këtij takimi, është vlerësuar me notën 7.8.
Lojtari me notën më të lartë të kësaj ndeshje të zhvilluar në stadiumin King Abduallah Sports City në Jeddah është mbrojtësi i krahut të majtë te Juventus – Alex Sandro (9.0).
Me notë të lartë janë vlerësuar edhe yjet si Douglas Costa (8.2), Giorgio Chiellini (7.7), Joao Cancelo (7.4) dhe Miralejm Pjanic (7.4).
Lojtari me notën më të dobët të ndeshjes është mesfushori i Milanit – Franck Kessie (4.8)./arbresh.info/
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...