Juventusi është eliminuar mbrëmjen e sotme (e martë) nga Ajaxi në UEFA Ligë të Kampionëve.
“Zonja e Vjetër” është viktima tjetër e Ajaxit që me rezultat 1 me 2 në takimin kthyes në kuadër të çerekfinaleve vazhdoi tutje aventurën në turneun më të madh evropian, shkruan portali arbresh.info.
Mbrojtësi qendror Matthijs de Light është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes (8.1) pas golit vendimtar të shënuar në këtë takim gjatë pjesës së dytë.
Me notë të lartë është vlerësuar edhe autori tjetër i golit te skuadra holandeze Donny van de Beek (7.6), ndërkohë që te skuadra e Juventusit mesfushori Pjanic është lojtari me notën më lartë – 7.8.
Cristiano Ronaldo, i cili shënoi golin e vetëm për skuadrën e Massimiliano Allegrit, është vlerësuar me notën 7.3.
Lojtari i dobët i ndeshjes ishte mesfushori Federico Bernardeschi (5.9)./arbresh.info/
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës