Juve tregon fuqinë ndaj Torinos, dy gola nga Dybala (VIDEO)

22:45 | 23 Shtator 2017
Arbresh Info

Juventusi vazhdon në formë të shkëlqyer sezonin e ri në Serie A duke regjistruar edhe tri pikë të tjera.

Kampioni në fuqi i Italisë ka mposhtur me rezultat bindës 4 me 0 rivalin lokal Torinon në ndeshjen e mbrëmjes të së shtunës të zhvilluar në Allianz në kuadër të xhiros së gjashtë në Serie A, shkruan portali arbresh.info.

Paulo Dybala është lojtari i parë në Serie A që ka shënuar 10 gola në ligë këtë sezon
Paulo Dybala është lojtari i parë në Serie A që ka shënuar 10 gola në ligë këtë sezon

Superylli argjentinas Paulo Dybala gjeti rrjetën dy herë në këtë takim. 23-vjeçari dërgoi në epërsi “Zonjën e Vjetër” me një gol të bukur jashtë zonës së penaltisë para se të përmbyllte gjithçka në minutën e parë të kohës shtesë pas asistimit nga Paulo Dybala.

Miralem Pjanic në minutën e 40′ dhe Alex Sandro në minutën e 57′ ishin dy autorët tjerë nga skuadra e Max Allegrit.

Juventusi qëndron në pozitën e dytë në tabelë me 18 pikë, aq sa ka edhe Napoli në krye të tabelës./arbresh.info/

https://streamable.com/yx17w

https://streamable.com/y0iin

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme