Juve super ofertë për Verrattin

11:41 | 28 Mars 2017
Arbresh Info

Ylli në mesfushë i Paris Saint Germain, Marco Verratti është sërish në radarin e Juventusit dhe kampioni në Serie A besohet se është i gatshëm të lansoj ofertë prej 80 milionë euro për 24-vjeçarin.

Reprezentuesi italian raportohet se është kërkuar për transferim nga “Bianconerët” në Turin si një tjetër yll i profilit të lartë pas Gonzalo Higuainit, transmeton portali arbresh.info.

Verratti është duke u përshkruar si pjesa plotësuese e gjigantit italian, i cili është duke vazhduar dominimin në Serie A.

Derisa Paris Saint Germain vazhdon të ketë vështirësi për të lënë shenja në turnet madhështor pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Juventusi shpreson se ata do të jenë në gjendje të bindin atë t’i bashkohet verës./arbresh.info

Të ngjashme