Pas fitores befasuese 3 me 0 ndaj Barcelonës në UEFA Ligë të Kampionëve, “Bianconerët” kanë mposhtur edhe rivalin e së shtunës në Serie A.
Gjiganti italian, Juventusi ka siguruar fitoren e tretë radhazi në ndeshjen si mysafirë ndaj Pescaras në kuadër të xhiros së 32 duke fituar me rezultat 0 me 2, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi Gonzalo Higuain ishte autori i dy golave për skuadrën e Massimiliano Allegrit. Reprezentuesi i Argjentinës gjeti portën dy herë gjatë pjesës së parë.
29-vjeçari zhbllokoi rezultatin në minutën e 23′ duke dërguar në epërsi skuadrën para golit të dytë dhe të fundit në ndeshje në minutën e 43′.
Juventusi tani ka 80 pikë, tetë më shumë se AS Roma në pozitën e dytë, ndërsa Pescara gjendet në zonën e dëbimit me vetëm 14./arbresh.info
Apple po përgatit një surprizë për të gjithë ata që presin n...
Norvegjia, rekord në Evropë për makinat elektrike
Peshku ton shitet për 1.3 milion dollarë
Presidenti ukrainas thotë se gati 15 mijë ushtarë rusë janë ...
Gripi sezonal rrit numrin e pacientëve në kryeqytet
Vjedhje në një argjendari në Prizren, policia jep detaje