Dështimi i Barcelonës për të arritur rinovimi e kontratës me Sergi Roberton ka alarmuar Juvenusin, i cili është duke kërkuar për një marrëveshje.
Kontrata e 25-vjeçarit në Camp Nou skadon në qershor të vitit 2019 dhe lojtari i dobishëm ka një klauzolë të lëshimit prej 40 milionë euro te klubi spanjoll, transmeton portali arbresh.info.
Gazeta spanjolle ‘Marca’ sugjeron që “Blaugranët” i kanë ofruar mesfushorit një kontratë të re e cila është refuzuar nga futbollisti dhe agjenti i tij Jose Maria Orobitg.
Raportet tani sugjerojnë që çdo negociatë do të marrë më para muaj se javë dhe kalimi kohës do të thotë se largimi i tij nga klubi mund të jetë i pashmangshëm.
Chelsea, Manchester United ishin gjithashtu duke kërkuar transferimin e mesfushorit qendror, i cili shpesh është shfrytëzuar si një mbrojtës i krahut të djathtë te Barcelona./arbresh.info/
E rëndë në Durrës, 82-vjeçari gjendet i masakruar në banesën...
Rrëfimi tundues i Xhenetës për braktisjen nga nëna, dhunën n...
Assesi të këndellet United, pëson humbje edhe nga Newcastle
Tjetër hap fals për Chelsean, mposhtet nga Ipswichi
Policët e Shqipërisë shpërblehen me nga 10 mijë lekë për fun...
Parashihet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike n...