Maurizio Sarri është gjithnjë e më afër për tu bërë trajner te Juventusi pasi palët janë duke punuar për të rregulluar detajet e fundit para se të jenë zyrtarisht në gjendje për të prezantuar marrëveshjen.
Pasditen e sotme (e premte), avokati i ish trajnerit të Napolit është takuar me Chelsean për të vendosur rreth ndërprerjes së kontratës me klubin anglez dhe për të sqaruar problemet e fundit, transmeton portali arbresh.info.
Takimi Ramadani – Paratici
Ndërkohë, Fali Ramadani – agjenti shqiptar i Sarrit, është në Milan me drejtorin e Juves, Fabio Paratici, të paktën kështu pretendon Sky Sports ndërkohë që janë duke u marrë me detajet e fundit të kontratës së Sarrit që do të zgjas dy vite (deri më 2021) me opsionin për një tjetër sezon.
Pastaj do të mbetet kohë vetëm për të zyrtarizuar gjërat.
Chelsea thuhet nga ana tjetër të ketë kontaktuar klubin Derby County rreth disponueshmërisë së Frank Lampard për të zëvendësuar Maurizio Sarrin në Stamford Bridge dhe citohet se një tarifë prej 4.5 milionë euro do të bënte që Lampard t’i bashkohej Chelseas.
E ardhmja e Gianfranco Zolas, numrit të Sarrit në Chelsea vazhdon të mbetet e paqartë, megjithëse pritet që Chelsea nuk do t’i rinovoj atij kontratën që pritet të skadojë në fund të muajit./arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë