Festa vazhdoi dje deri vonë natën, madje ishte shumë shumë vonë.
Por, tani triumfi në Evropa Ligë është pjesë e të kaluarës për sulmuesin Eden Hazard – i cili është i gatshëm për transferim në Real Madrid dhe fundi po vjen edhe për Maurizio Sarrin te Chelsea, transmeton portali arbresh.info.
Është në plan për tu diskutuar dhe mësuar nëse duhet për të vazhduar së bashku sërish ose për të ndarë rrugët. Këtë e konfirmoi edhe ish trajneri i Napolit mbrëmjen e kaluar duke thënë:
“Tani unë duhet të flas me klubin. Me drejtorët, me Mariana Granovskaian ose të tjerët, por unë duhet të bisedoj. Mendoj se klubi gjithashtu dëshiron të përballet me mua. Mendoj se brenda disa ditëve do të jetë gjithçka e qartë”
Një ditë tashmë ka kaluar dhe një tjetra është duke ardhur ndërkohë që Juventusi është në pritje.
Fali Ramadani, agjenti shqiptar që qëndron pas interesave të Maurizio Sarrit, ishte në Milan sot (e enjte) në pritje për tu nisur për në Londër që të takohet me zyrtarët e lartë të klubit anglez.
Ka punë për tu bërë me Chelsean për të liruar trajnerin që tashmë ekonomikisht ka një marrëveshje me Juventusin e cila i siguron 6.5 milionë euro për sezon.
Megjithatë, nuk është lehtë për agjentin shqiptar të bërë marrëveshje me Marinan (diçka që edhe Antonio Conte është mirë në dijeni) dhe në fakt kjo nuk duhet përjashtuar në mënyrë që të lirohet strategu, i cili ka edhe dy vite të mbetura në kontratë dhe për shkak të kësaj “Blutë” mund të kërkojnë kompensim financiar.
48 orët e përmendura nga Sarri përfundojnë nesër, një tjetër ditë pushimi para se t’i bashkohet projektit të Juves ndërkohë që për një gjë të tillë ka paralajmëruar edhe tifozët e Napolit.
“Profesioni të çon në rrugë të ndryshe për të bërë punë tjera, por kjo nuk ndryshon raportin tim me napolitanët”, ka paralajmëruar pas finales së fituar Sarri derisa Juve është në pritje./arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë