Kampioni i Italisë, Juventusi raportohet të ketë refuzuar një ofertë për sulmuesin Gonzalo Higuain nga West Ham United.
“Hammers” kanë identifikuar 31-vjeçarin si një zëvendësues të mundshëm të Marko Arnautovic, i cili u largua nga ata për t’iu bashkuar skuadrës kineze Shanghai SIPG në fillim të kësaj vere, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Tuttusport pretendon se Juventusi ka refuzuar një tjetër marrëveshje për huazim për shkak se ata dëshirojnë të shesin atë në formë të përhershme.
West Ham dëshiron të sjellë sulmuesin argjentinas sërish në Londër pasi ai shpenzoi gjysmën e sezonit të kaluar si një u huazuar te Chelsea, ku shënoi pesë gola brenda 18 paraqitjeve brenda të gjitha kompeticioneve.
E ardhmja e tij në Torino duket e pasigurt pavarësisht emërimit të Maurizio Sarrit si trajner me të cilin ka punuar gjatë kohës së tij te Napoli dhe Chelsea./arbresh.info/
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida