Juventusi është duke punuar në rinovimin e kontratës me Moise Kean pasi shikojnë te lojtari një të ardhme të ndritur.
Aktualisht 18-vjeçarit i skadon kontrata në vitin 2020, ndërsa së fundmi për lojtarin ka shfaqur interesim serioz Milani.
Por, sipas Corriere di Torino tashmë për Zonja e Vjetër ia ka mbyllur klubit nga Milano derën për të siguruar shërbimet e sulmuesit të ri, duke iu treguar të gjithëve se ai nuk është në shitje, transmeton Telegrafi.
Lojtari këtë sezon për Juven ka bërë katër paraqitje, dy si zëvendësues në Serie A (por, ka luajtur vetëm tre minuta), një në Ligën e Kampionëve (12 minuta lojë) dhe një në Kupën e Italisë ku si titullar shënoi edhe gol.
Lojtari në sezonin 2017/18 ishte i huazuar te Hellas Verona ku në 20 ndeshje në të gjitha garat arriti të shënojë katër gola.
Kean ka arritur të paraqitet edhe për ekipin e parë të Përfaqësueses së Italisë, në miqësoren ndaj SHBA-së.
Për atë kanë shfaqur interesim edhe skuadra tjera evropiane, por Juve nuk dëshiron ta shesë as jashtë Italisë.
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike