Juventusi është i përgatitur për të shtruar një ofertë për yllin e Paris Saint Germain, Neymar.
Braziliani është përfolur shumë për rikthim në La Liga te Barcelona ose Real Madridi, por një opsion tjetër tronditës tani është duke u diskutuar, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në AS, Juventusi është duke përgatitur një ofertë duke përfshirë këtu edhe sulmuesin Paulo Dybala dhe kështu ata tentojnë të joshin PSG-në në shitjen e tij.
Gazeta spanjolle shkruan se Juventusi tashmë ka hapur bisedimet me PSG-në rreth transferimit të mundshëm të tij, por ata përballem me një garë mjaftë serioze nga top dy klubet në La Liga.
Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici thuhet të jetë në qendër të diskutimeve rreth marrëveshjes së mundshme, gjë që mund të bëjë që Neymar të bashkohet me Cristiano Ronaldon në Torino.
Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që Dybala është duke u përfolur për largim këtë verë ndërkohë që ka dështuar deri tani transferimi i tij te Manchester United dhe Tottenhami./arbresh.info/
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...