Juve pesimist në largimin e Iniestas

14:18 | 13 Shtator 2017
Arbresh Info

Andres Iniesta nuk do të largohet verën e ardhshme nga Barcelona pavarësisht se do të mbetet pa kontratë, kështu beson drejtori të përgjithshëm të Juventusit, Beppe Marotta.

Marrëveshja e 33-vjeçarit në Camp Nou skadon në qershor të vitit 2018 dhe mesfushori është kërkuar për transferim te kampioni italian verën e ardhshme, megjithëse spekulimeve të tilla duket se iu ardhur fundit, transmeton portali arbresh.info.

Beppe Marotta, drejtoi ekzekutiv i Juventusit
Beppe Marotta, drejtoi ekzekutiv i Juventusit

“Ai është një kampion i vërtetë, por ai ka një kontratë me Barcelonën, të cilën ai sigurisht do ta vazhdojë”, ka thënë Marotta.

“Ai është në kohën më të mirë me bordin e tij dhe është një lojtar shumë i rëndësishëm për ata, prandaj mendoj se ai do të qëndroj në Barcelonë”

“Zonja e Vjetër” u mposhtë me rezultat 3 me 0 nga Barcelona në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e kaluar në kuadër të fazave grupore në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme