Juventusi është larguar me tri pikë edhe nga Sardegna Arena.
“Zonja e Vjetër” fitoi me rezultat 2 me 0 në takimin si mysafirë kundër Cagliarit duke përforcuar kreun e tabelës në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
Mbrojtësi Leonardo Bonucci realizoi me kokë për 1 me 0 në minutën e 22′ para se talenti i ri Moise Kean të dyfishonte shifrat pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit duke shënuar me lehtësi pas asistimit nga Rodrigo Bentancur.
Skuadra e Max Allegrit tani ka grumbulluar 81 pikë, 18 më shumë se Napoli si rivali më i afërt, ndërsa Cagiliari qëndron në pozitën e 13-të me 33 pikë.
Milani është rivali i ardhshëm në kuadër të xhiros së 31-të në Serie A për kampionin në fuqi të Italisë./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...