Menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta ka hedhur poshtë raportet që lidhin trajnerin Massimiliano Allegri me Arsenalin duke insistuar se nuk ekziston ndonjë arsyeje që të largohet nga klubi.
“Përveç faktit që ne kemi një kontratë me Allegrin, mendoj që ende kemi disa shënjestra madhështore për të arritur së bashku dhe raporti jonë është shumë i mirë”, tha Marotta për mediat italiane, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk ekziston ndonjë arsyeje për atë që të largohet nga Juventusi sepse këtu gjendet një admirim i madh reciprok”, përfundoi ai.
Kontrata e Wengerit skadon në vitin 2018 dhe disa tifozë janë zhgënjyer shumë me rezultatet e fundit të “Topçinjve” në Premierë Ligë./arbresh.info
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...