Sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez thuhet të jetë shënjestra kryesore e Juventusit këtë verë.
Gazeta ‘Tuttosport’ raporton që formacioni i ri 4-2-3-1 i trajnerit Massimiliano Allegri ka krijuar një shans për strategji në merkaton e transferimeve për “Bianconerët”, transmeton portali arbresh.info.
Lexo më shumë: Trajneri italian refuzon detyrën në Arsenal (Foto)
Gazeta italiane sugjeron që derisa Corentin Tolisso i Lyonit vazhdon të jetë shënjestra kryesore e klubit për mesfushë, “Zonja e Vjetër” do të jap gjithçka për të siguruar shërbimet e Alexis Sanchez për linjën frontale.
Reprezentuesi kilian mund t’i bashkohet Paulo Dybalas dhe Gonzalo Higuainit në front, pas transferimit të këtij të fundit nga Napoli për 90 milionë euro./arbresh.info
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...