Juve i ka paralajmëruar tifozët e Napolit të cilët jetojnë në Campania apo kanë lindur në këtë rajon se nuk do të mund të blejnë bileta për përballjen e dy skuadrave më 31 gusht.
Dy pretenduesit për skudeta pritet të përballen në fund të këtij muaji, por siç qëndrojnë punët asnjë banorë i napolit nuk do të mund të udhëtojë për këtë ndeshje.
Kjo për shkak të deklaratës së Juves në faqen zyrtare të tyre të cilët kanë shpjeguar kushtet kur i kanë hedhur biletat në shitje dje.
Policia e Torinos tashmë e ka distancuar vetveten nga kjo deklaratë, derisa politikani nga Campania, Flavia Sorrentino ka akuzuar bardhezinjtë për “racizëm” dhe “diskriminim territorial”.
Të dy skuadrat nuk janë vetëm rival në Serie A por po ashtu prezantojnë ndarjen veri-jug në Itali, derisa ish trajneri Maurizio Sarri- është rritur në Tuskanë por ka lindur në Napoli-kurse tani është trajner i Zonjës së Vjetër.
Juve është dënuar disa herë për koret anti-napolit shkaku i tifozëve të tyre madje edhe gjatë ndeshjeve të grupmoshave U-15. /GazetaExpress/
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës