Juventusi është shfaqur në formë befasuese para Barcelonës si favorit për të siguruar shërbimet e talentit të Ajaxit, Matthijs de Ligt.
Bazuar në një raport ekskluziv nga gazeta katalunase ‘Sport’, kampioni në fuqi i La Ligas do të humbas shënjestrën e tyre kryesore kundër homologut të tyre në Serie A, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesit e Barcelonës janë takuar më parë me lojtarin për të diskutuar rreth transferimit në Camp Nou, por duket se takimi nuk shkoi ashtu siç ata kishin shpresuar.
Problemi kryesor që katalunasit përballen është që ata nuk mund t’i garantojnë një pozitë startuese 19–vjeçarit, problem të cilin “Zonja e Vjetër” nuk e ka. Duke marrë parasysh moshën e Giorgio Chiellinit (34 vjeç), Leonardo Bonuccit (31 vjeç) dhe Andrea Barzaglit (37 vjeç), De Ligt do të përshtatej në formë perfekte në planet e tyre për të ri-freskuar linjën e tyre prapa.
Përveç kësaj, transferimi do të kushtojë 80 milionë euro, gjë të cilën Juventusi është i gatshëm për ta bërë.
Barcelona nga ana tjetër nuk mund të rrezikojë për një tarifë aq të lartë, jo nëse ata garojnë gjithashtu për mesfushorin Frenkie de Jong./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...