Google ADS

Juve në çerekfinale, Tottenhami eliminohet në Wembley

22:38 | 7 Mars 2018
Arbresh Info

Juventusi është kualifikuar në çerekfinale të UEFA Ligës së Kampionëve.

“Zonja e Vjetër” ka përmbysur arritur të vazhdoj tutje në kompeticonin më të madh evropian me përmbysje kudër Tottenhamit në takimin kthyes të zhvilluar në Wembley, shkruan portali arbresh.info.

Gjiganti italian siguroi fitore me rezultat 1 me 2 në ndeshjen kthyese të xhiros së 1/8-së në Ligë të Kampionëve pas barazimit 2 me 2 si nikoqir tri javë më parë duke vazhduar kështu tutje me rezultat të përgjithshëm 3 me 4.

Skuadra e Mauricio Pochettinos realizoi golin e epërsisë në minutën e 39′ të pjesës së parë përmes sulmuesit korean Son Heung Min. Anësori arriti të mposhtë portierin legjendar me një goditje të fuqishme pas asistimit nga Kieran Tripper.

Sidoqoftë, djelmoshat e Max Allegrit arritën të rikthyen në pjesën e dytë duke ndryshuar gjithçka brenda vetëm tre minutave. Kur intesiteti i lojës ishte arritur në maje, “Spursët” pësuan dy gola të njëpasnjëshme.

Gonzalo Higuain realizoi golin e barazimit në minutën e 64′, ndërsa Paulo Dybala shënoi vetëm tre minuta më vonë golin e epërsisë pas asistimit nga sulmuesi argjentinas.

Përpjekjet e nikoqirëve për rikthim nuk munguan, por Juventusi u tregua i kujdesshëm duke arritur kontrolluar ndeshjen edhe në vazhdim/arbresh.info/

Shikoni golat e realizuar këtë ndeshje:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme