Juventusi e Manchester Unitedi janë në bisedime për transferimin e Martialit në “Allianz Stadium”.
Sipas “Calciomercato.com” Juventusi është duke përshpejtuar bisedimet me Manchester Unitedin për transferimin e mundshëm të sulmuesit, Anthony Martial, që pritet t’i kushtojë 50 milionë euro, transmeton Gazeta Express.
Konkurrenti më i madh i “Djajve të Kuq” është Bayern Munich, teksa Manchester Unitedi ka caktuar tashmë çmimin, 50 milionë euro – 10 më pak se kur e bleu nga Monaco në vitin 2015.
Francezi ka dështuar të jetë titullar në “Old Trafford” këtë sezon, duke mos u preferuar nga Jose Mourinho.
Por, pavarësisht kësaj, 22 vjeçari ka qenë produktiv sa herë i është dhënë shansi, ai ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 10 asiste në 42 paraqitje. /Gazeta Express/
Liverpooli dyfishon epërsinë ndaj Real Madridit
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shka...
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e P...