Juventusi ka regjistruar tri pikë pas fitores mbrëmjes së sotme ndaj Valencias.
Kampioni i Italisë ka fituar me rezultat 2 me 0 në takimin si mysafirë ndaj Valencias në kuadër të xhiros së parë në fazën grupore të UEFA Ligës së Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Edhe pse me vetëm dhjetë lojtarë në fushë, “Zonja e Vjetër” siguroi fitore në Mestalla.
Skuadra e Max Allegrit mbeti me vetëm dhjetë lojtarë në fushë që nga minuta e 29′ pas ndëshkimit të Cristiano Ronaldo me karton të kuq direkt si pasojë e përfshirjes së tij në një incident me mbrojtësin Jeison Murillo duke bërë që debutimi i tij me Juventusin në Ligë të Kampionëve të jetë i tmerrshëm.
Miralem Pjanic është autori i dy golave për gjiganti italian. Mesfushori boshanjak realizoi të dy golat nga pika e bardhë (45′) (51′).
Juventusi qëndron në pozitën e dytë të Grupit H me tri pikë, aq sa ka edhe Manchester United si lider./arbresh.info/
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...