Kampioni italian ka mposhtur pa problem Crotonen në ndeshjen e zhvilluar sot (e mërkurë) në kuadër të xhiros së 18 në Serie A.
Juventusi ka siguruar fitore me rezultat 0 me 2 në takimin e zhvilluar si mysafirë në stadiumin “Stadio Ezio Scida”, ku Crotone luftoi për mbijetesë që t’i shmanget zonës së dëbimit, transmeton portali arbresh.info.
Goli i parë erdhi nga sulmuesi Mario Mandzukic (60′) pas një ore lojë, ndërsa vetëm disa minuta më vonë Gonzalo Higuain dyfishoi epërsinë (74′) për 0 me 2.
Pas kësaj ndeshje, Juventusi si lider në tabelë ka shtatë pikë më shumë se Roma, ndërsa Crotone gjendet në zonën e dëbimit me vetëm 13 pikë./arbresh.info
Kush shkon në finale sipas Drilonit?
Vitaminat që funksionojnë njësoj si antibiotikët
Tërhiqet shorti i FA Cup, Liverpooli me fat
Atentati në Tiranë/ 56 vjeçari u vra brenda në makinë, autor...
Përplasje e ashpër – Jozi e G Bani e përndjekin Gjestin, i h...
Lëvizja Vetëvendosje nesër mban fushatë zgjedhore në Pejë