Gonzalo Higuain i ka dhuruar tri pikë skuadrës së tij në ndeshjen mjaftë të rëndësishme kundër Atalantas.
Juventusi ka siguruar fitore me rezultat 1 me 3 në ndeshjen si mysafirë të zhvilluar pasditen e sotme (e shtunë) kundër Atalantas në kuadër të xhiros së 13-të në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
Nikoqirët kaluan në epërsi në minutën e 56′ të pjesës së dytë duke realizuar me anë të Robin Gosens për 1 me 0.
Por, sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain arriti të realizoj dy herë brenda më pak se dhjetë minutave në fund të përballjes për të përmbysur rezultat në 1 me 2 dhe për t’i dhuruar tri pikë të plota Sarrit ndonëse edhe Dybala gjeti portën në sekondat e fundit për 1 me 3.
Juventusi me këtë fitore përforcon kreun me 35 pikë – katër më shumë se Interi me një ndeshje më pak, ndërsa Atalanta qëndron në pozitën e gjashtë me 22 pikë./arbresh.info/
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...