Juventusi do të ofrojë 45 milionë euro për mbrojtësin e krahut të majtë të Real Madridit, Marcelon, dhe një kontratë që i siguron atij 12 milionë euro në vit.
Interesimi i tyre në brazilianin nuk është i ri dhe besohet të jetë nxitur nga raporti i fortë shoqëror me ish bashkëlojtarin e tij në Madrdid – Cristiano Ronaldo, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në edicionin e sotëm (e shtunë) të gazetës Tuttosport me bazë në Torino, një ofertë është duke u përgatitur për verës. Tarifa do të jetë 45 milionë euro për Real Madridin, ndërsa Marcelo do të pranojë një pagë prej 12 milionë euro në vit.
Ky do të jetë një shpenzim i madh për një lojtar që do të jetë 31 vjeç në muajin maj.
Po ashtu, tarifa do të sigurohet me shitjen e Alex Sandros te një klub me gjasë në Premierë Ligë si Manchester United, Manchester City ose Chelsea.
Ai ka qenë në Bernabeu që nga janari i vitit 2007 dhe kontrata e tij aktuale nuk do të skadojë deri në qershor të vitit 2022.
Deri tani këtë sezon, Marcelo ka shënuar tri gola dhe ka krijuar katër asistime brenda 22 ndeshjeve të tij kompetitive për ‘Los Blancos’./arbresh.info/
Vesa Luma festoi 20 vjetorin e karrierës me një koncert të v...
Specialja: Shala duhet të paguajë 208 mijë euro për viktimat
MPB miraton vendimin për regjistrimin e fakteve të gjendjes ...
Diana shoqe me Veronën e Bucit, ndanë momente të lumtura së ...
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Kush po i bie mësysh Realit, lëndohen edhe Mbappe, Bellingha...