Juve me fitore bindëse nis sezonin e ri (VIDEO)

19:54 | 19 Gusht 2017
Arbresh Info

Juventusi ka regjistruar tri pikët e para pas fitores me rezultat bindës ndaj Cagliarit.

“Zonja e Vjetër” shënoi fitore me rezultat të thellë 3 me 0 në ndeshjen e xhiros së parë në Serie A, shkruan portali arbresh.info.

Mario Mandzukic me një gol të bukur nga afërsi dërgoi kampionin italian në epërsi në ndeshjen e zhvilluar si nikoqir në stadiumin Allianz. Sulmuesi kroat shënoi për 1 me 0 në minutën e 12′ pas asistimit nga Stephan Lichtsteiner.

Në minutat shtesë të pjesës së parë, Paulo Dybala shënoi një super gol pas një asistimi fenomenal nga Alex Sandro nga një distancë e madhe.

Goli i tretë dhe i fundit gjatë kësaj ndeshje u shënua nga Gonalzo Higuain pas disa kombinimeve të bukura nga të përzgjedhurit e Massimiliano Allegrit.

Vlen të përmendet që portieri legjendar Gianluigi Buffon mbrojti një goditje nga pika e bardhë të ekzekutuar nga sulmuesi Diego Farias./arbresh.info

https://twitter.com/ADP1113/status/898950205365784576

Të ngjashme